Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Kampioni kualifikohet në finale

    Share

    Kampioni kualifikohet në finale

    Mesazh nga dannchee prej Wed May 06, 2009 11:06 am

    Manchester United vazhdon marshimin drejt mbrojtjes së titullit të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Arsenalin edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, kësaj here në Emirates me rezultat 3-1, duke u kualifikuar kështu në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.
    Pjesa e parë

    Edhe pse Arsenali u duk më kërcënues në minutat e para të ndeshjes, ishte Manchesteri ai që shënoi, madje dy herë brenda tre minutash, duke u dhënë një goditje shpresave të vendasve për kualifikim në finale, që në fillim të pjesës së parë.

    Pas një gabimi të mbrojtësit të ri Kieran Gibbs, topi i goditur nga Cristiano Ronaldo arriti tek jug-koreani Ji Sung Park, që shënoi nga afërsia.

    Nuk zgjati shumë, pas tre minutash tjera në favor të djajve të kuq u akordua gjuajtje e lirë, të cilin rast për mrekulli e shfrytëzoi Ronaldo që dërgoi topin në rrjetën e portierit Manuel Almunia nga 37 metra largësi.

    Topçinjtë në anën tjetër luftuan për t’u rikthyer në lojë, por nuk arritën të ngushtojnë rezultatin, duke shkuar me dy gola disavantazh në pauzën mes pjesëve.

    Pjesa e dytë

    Vendasit e Arsenalit kërkuan golin e parë edhe në fillim të pjesës së dytë, por harruan mbrojtjen duke pësuar edhe një gol të tretë.

    Një kundërsulm i shpejt i filluar nga Park, dërgoi topin tek Wayne Rooney i cili asistoi për Ronaldon, që shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhe të tretin për Manchester United.

    United mbeti me dhjetë lojtarë në fushë kur pas një ndërhyrje të Darren Fletcher ndaj kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas. I gjendur i fundit në mbrojtje, ndërhyrja e skocezit e largoi atë nga loja me karton të kuq dhe ua dha vendasve edhe një penalti. Nga pika e bardhë nuk huqi Robin van Persie, që shënoi golin e nderit për topçinjtë.

    Manchester United do të presë në finale fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, që zhvillohet nesër në Stamford Bridge në mes të Chelseat dhe Barcelonës

      Ora është Mon Dec 05, 2016 3:24 am