Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Alves: Do të luajmë në finale

    Share

    Alves: Do të luajmë në finale

    Mesazh nga dannchee prej Wed May 06, 2009 11:03 am

    Javën e kaluar Chelsea arriti ta ndalë Barcelonën me një lojë plotësisht defanzive, duke nxjerrë rezultat të barabartë pa gola në Camp Nou, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Stamford Bridge.

    “Qëllimi ynë është të jemi në finale të Ligës së Kampionëve. Nuk mendoj se ndeshja do të jetë shumë e ndryshme nga takimi i parë, sepse Chelsea nuk do ta ndryshojë stilin e lojës, pasi që ata kështu e kuptojnë futbollin”.

    “Ne e kemi vetëm fitoren në mendje dhe ky është qëllimi të cilin duam ta arrijmë, edhe pse e dimë se do të kemi vështirësi të madhe për ta arritur këtë”.

    “Megjithatë edhe ne kemi armët tona për ta thyer mbrojtjen e Chelseat dhe do ta shfrytëzojmë formën nëpër të cilën kalojmë tani për tani për t’u kualifikuar në finale”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves për “Sport”.

    Përveç fitores, Barcelona mund të takohet me Manchester Unitedin në Romë edhe me një barazim me gola, derisa Chelseat i duhet vetëm fitorja, ose rezultati 0-0, i cili do t’i dërgonte skuadrat në vazhdime.

      Ora është Wed Dec 07, 2016 3:09 pm