Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Bëj që Windows-i të ketë qasje

    Share

    Bëj që Windows-i të ketë qasje

    Mesazh nga Ar1.HacK prej Mon May 04, 2009 6:58 am

    --------------------------------------------------------------------------------

    Bëj që Windows-i të ketë qasje
    Ti mund të përshtatësh dukjen dhe sjelljen e Windows-it për të bërë kompjuterin më të përdorshëm për përdoruesit me dëmtim të të parit, të dëgjuarit ose të lëvizshmërisë. Disa tipare të Windows-it po ashtu janë përfshirë me Windows-in XP për të ndihmuar njerëzit me nevoja speciale në zonat vijuese:
    Të dëgjuarit
    Të parit
    Lëvizshmëria
    Veglat e qasshmërisë, të cilat mund të blihen me Windows sigurojnë një nivel minimal të funksionalitetit për përdoruesit me nevoja speciale. Shumë përdorues me paaftësi do të kenë nevojë për funksionalitet të përparuar për përdorim ditor. Një mori produktesh të softuerit dhe harduerit janë në dispozicion. Për më shumë informacione, shiko Qasshmëria

    Shkurtoret e tastierës së qasshmërisë



    Parametrizo kompjuterin tënd me Menaxherin e shërbimit

    Duke përdorur Menaxherin e shërbimit, ti mund të parametrizosh Windows-in për të nisur automatikisht zmadhuesin, tastierën në ekran dhe tregimtarin (vetëm anglisht) sa herë që të lidhesh në kompjuterin tënd, dhe kur të nisësh Menaxherin e shërbimit.
    Për të hapur Menaxherin e shërbimit
    Shtyp tastin e logos së Windows-it + U.
    Përshtat Windows-in për nevoja speciale të të dëgjuarit

    Njerëzit që janë të shurdhër ose që nuk dëgjojnë mirë mund të konfigurojnë Windows-in për të përdorur shenja vizuale në vend të zërave ose rrit nivelin e vëllimit të programit dhe të zërave të sistemit.
    Sinjali pamor

    Sinjali pamor dizajnohet për njerëzit që kanë vështirësi për të dëgjuar zërat e sistemit të nxjerrë nga kompjuteri. Sinjali pamor të lejon të ndryshosh parametrat për të prodhuar paralajmërime vizuale, si shiriti i keq i titullit ose kufiri vezullues, kurdo që kompjuteri të prodhojë zë.
    Për të aktivizuar Sinjalin pamor
    Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Opsionet e qasshmërisë dhe pastaj kliko Opsionet e qasshmërisë.
    Në skedën Zëri, nën Sinjali pamor, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Përdor Sinjalin pamor.
    Shfaq zërat

    Shfaq zërat i mëson programet për të siguruar sinjale vizuale, si ikonat informative ose teksti, për ngjarjet që normalisht shfaqen vetëm nga zëri.
    Për të aktivizuar Shfaq zërat
    Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Opsionet e qasshmërisë dhe pastaj kliko Opsionet e qasshmërisë.
    Në skedën Zërat, nën Shfaq zërat, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Përdor Shfaq zërat.
    Skemat e zërit

    Skemat e zërit caktojnë zërat e përshtatur me ngjarje. Njerëzit që kanë vështirësi për të dëgjuar zërat brenda një diapazoni të caktuar të frekuencës mund të përdorin Skemat e zërit për të përshtatur zërat e sistemit dhe të programit për t'i bërë ata më të dëgjueshëm.
    Për të krijuar skemë zërash
    Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Pajisjet e zërave, të ligjërimit dhe ato të audios dhe pastaj kliko Pajisjet e audios dhe ato të zërit.
    Në skedën Zërat, në listën Ngjarjet e programit, cakto një zë për çdo ngjarje që dëshiron të ruash në një skemë të re zërash.
    Nën Skemën e zërit, kliko Ruaj si.
    Në kutinë e dialogut Ruaj skemën si, shtyp një emër për skemën e re të zërit. Skema e re afishohet në kutinë e skemës së zërit.
    Përshtat Windows-in për nevoja speciale të të parit


    Afisho—Përzgjidh fontet dhe ikonat më të mëdha, rrit madhësinë e elementeve të ekranit duke përdorur një rezolucion më të ulët të ekranit ose ndrysho madhësinë e dritareve dhe kufijtë e dritares në Panelin e kontrollit. Miu—Përshtat vetitë e miut në Panelin e kontrollit për të afishuar shënjuesit më të mëdhenj ose më të dukshëm të miut dhe kontrollo shpejtësinë dhe animimin e shënjuesve të miut.
    Përshtatja e programit—Kur të përdorësh programet e bazuara në Windows, ti mund të ndryshosh madhësitë dhe ngjyrat e fontit, ngjyrën e sfondit dhe madhësinë e dritares.
    Kontrasti i lartë

    Kontrasti i lartë është program i dizajnuar për njerëzit që kanë dëmtime të të parit. Skemat e ngjyrave të kontrastit të lartë mund të bëjnë që ekrani të shikohet më lehtë nga disa përdorues duke ngritur kontrastin e ekranit me kombinime alternative të ngjyrave. Disa skema po ashtu ndryshojnë madhësinë e fontit për lexim më të lehtë.
    Për të aktivizuar kontrastin e lartë
    Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Opsionet e qasshmërisë dhe pastaj kliko Opsionet e qasshmërisë.
    Në skedën Afisho, nën Kontrasti i lartë, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Përdor kontrastin e lartë.
    Zmadhuesi

    Zmadhuesi e bën ekranin më të lexueshëm për përdoruesit që kanë dëmtim të të parit. Zmadhuesi krijon një dritare të veçuar që afishon një pjesë të zmadhuar të ekranit tënd. Zmadhuesi po ashtu ka një numër opsionesh shoqëruese, duke përfshirë:
    Duke ndjekur shënjuesin e miut si të zhvendoset në ekranin tënd
    Duke ndjekur fokusin e tastierës, e cila përqendrohet në vendndodhjen e kursorit
    Duke ndjekur redaktimin e tekstit
    Kur hapet Zmadhuesi, ti mund të klikosh me të djathtin dritaren e zmadhimit për të vendosur këto opsione të Zmadhuesit ose për të fshehur ose për të dalë nga Zmadhuesi.
    Për të hapur zmadhuesin
    Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet, shënjo në Pajisjet ndihmëse, shënjo në Qasshmëria dhe pastaj kliko Zmadhuesi.
    Çelësat e ndryshimit të gjendjes

    Çelësat e ndryshimit të gjendjes dizajnohen për njerëzit që kanë dëmtim të të parit ose paaftësi njohëse. Kur aktivizohen Çelësat e ndryshimit të gjendjes, kompjuteri yt do të sigurojë shenjat e zërit kur të shtypen tastet mbyllëse (CAPS LOCK, NUM LOCK ose SCROLL LOCK). Një zë i lartë lëshohet kur kyçen tastet dhe një zë i ulët lëshohet kur ata shkyçen.
    Për të aktivizuar Çelësat e ndryshimit të gjendjes
    Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Opsionet e qasshmërisë dhe pastaj kliko dy herë Opsionet e qasshmërisë.
    Në skedën Tastiera, nën Çelësat e ndryshimit të gjendjes, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Përdor Çelësat e ndryshimit të gjendjes.
    Përshtat Windows-in për nevoja speciale të lëvizshmërisë

    Njerëzit që kanë paaftësi që kanë të bëjnë me ecje mund të përdorin Windows-in për të konfiguruar sistemin e kompjuterit të tyre për të siguruar një mjedis më të përshtatshëm të informatikës dhe për të ndihmuar minimizimin e ndikimit të dëmtimeve të lëvizshmërisë në punën e tyre.
    Tastiera është pjesë e kategorisë së printerëve dhe harduerëve të tjerë në Panelin e kontrollit. Ajo siguron strukturat e tastierës për përdoruesit e tastierave alternative.
    Miu është pjesë e printerëve dhe kategori e harduerëve të tjerë në Panelin e kontrollit. Në mi mund të konfigurosh miun për përdoruesit djathtak dhe mëngjarash; përshtat shpejtësinë e klikimit dy herë, shpejtësinë e shënjuesit dhe përshpejtimin dhe shkakton që shënjuesi i miut të shkojë drejt në butonat e parazgjedhur në kutitë e dialogut.
    Çelësat filtër

    Çelësat filtër janë tipare të tastierës, të cilat e udhëzojnë tastierën për të injoruar goditjet e shkurtra dhe të përsëritura të tastit. Duke përdorur Çelësat filtër, ti po ashtu mund të zvogëlosh shpejtësinë në të cilën përsëritet një tast kur ta mbash shtypur.
    Për të aktivizuar Çelësat filtër
    Kliko Nis, kliko Panelin e kontrollit, kliko Opsionet e qasshmërisë dhe pastaj kliko Opsionet e qasshmërisë.
    Në skedën Tastiera, nën Çelësat filtër, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Përdor Çelësat filtër.
    Tastet e miut

      Ora është Tue Dec 06, 2016 8:52 am