Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Milan pastër në pozitën e dytë

    Share

    Milan pastër në pozitën e dytë

    Mesazh nga Leonardzz. prej Sun Apr 26, 2009 10:07 am



    Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në San Siro, skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Palermos, për t’iu shmangur pastër me dy pikë Juventusit, i cili barazoi me rezultat 2-2 në shtëpi të Regginas.

    Rossonerët në epërsi i solli braziliani Ricardo Kaka nga pika e bardhë (10’), pas një ndërhyrje në Ambrossinin.

    Rezultatin e dyfishoi Pippo Inzaghi, i cili e përfundoi në mënyrën më të mirë një aksion të bukur të skuadrës vendase, duke mposhtur me kokë portierin Amelia (19’).

    Ishte sërish Kaka dhe sërish nga pika e bardhë lojtari që vuri rezultatin përfundimtar të takimit prej 3-0 (56’).

    Nga minuta e 62-të në këtë takim u inkuadrua portieri shqiptar Samir Ujkani, i cili në minutat e mbetura të takimit mbeti i pamposhtur.

    Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar në Stadio Granillo, Juventusi ka barazuar si mysafir i Reggianës dhe tash pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë më pak se Milani dhe shtatë pikë më shumë se Fiorentina që mban vendin e katërt.

    Golat për vendasit i shënuan Antonino Barilla (27’) dhe Emil Hallfredsson (69’), ndërsa për mysafirët shënuan, Alessandro Del Piero nga pika e bardhë (48’) dhe Cristiano Zanetti (73’).

      Ora është Sat Dec 03, 2016 6:35 am