Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Shkurtesa të dobishme për Windows

    Share

    Shkurtesa të dobishme për Windows

    Mesazh nga drilchoo.hack prej Sun Apr 19, 2009 10:49 am

    Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.
    Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.

    Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.

    Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.

    Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.

    Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.

    Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).

    Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.

    Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start

    Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.

    Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.

    Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.

    Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të shpeshtave.

    lista e plote e shkurticave gjendet ketu http://support.microsoft.com/kb/126449

      Ora është Thu Dec 08, 2016 8:58 am