Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Mbështetje për Chrome OS

    Share

    Mbështetje për Chrome OS

    Mesazh nga dannchee prej Mon Jul 13, 2009 5:39 am

    Në mesin e kompanive të cilat marrin pjesë në zhvillimin e Chrome OS janë Acer, Asus, HP, Lenovo, Adobe, Freescale, TI e të tjerë...
    Kompania Google në blogun e vet zyrtar ka publikuar disa detaje të reja për sistemin e paralajmëruar operativ Chrome OS. Kompania thekson se Chrome OS si projekt open source (burim i hapur) do të jetë tërësisht pa pagesë për përdorues si të paraqitet në treg.

    Pos kësaj, Google ka publikuar edhe listën e kompanive të cilat punojnë në zhvillimin e sistemit operativ Chrome, a në mesin e më të theksuarave janë Acer, Asus, HP, Lenovo, Freescale, Qualcomm, Texas Instruments e Adobe.

    Përfshirja e prodhuesve të mëdhenj paralajmëron modele të reja të netbookëve me sistemin e Google.

    Përveç kësaj, Google kërkon edhe programues tjerë të cilët kanë dëshirë të punojnë në zhvillimin e sistemit operativ Chrome OS dhe atë në filialet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Japoni.

      Ora është Tue Dec 06, 2016 5:08 am