Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Juventusi do të luajë si Barcelona

    Share

    RimnicCk.
    Super Moderator
    Super Moderator

    Juventusi do të luajë si Barcelona

    Mesazh nga RimnicCk. prej Sun Jul 05, 2009 2:18 pm



    Trajneri taktik i Asociacionit Futbollistik të Italisë, Franco
    Ferrari, beson se në sezonin e ardhshëm Juventusi do të luajë sikurse
    Barcelona duke u ofruar spektakël tifozëve bardhezi.
    Trajneri
    i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, është njëri nga studentët e Ferrarit,
    ndërsa ky i fundit pohon se Bianconerët do të shfaqin futboll fantastik
    në sezonin e ri.

    “Juve do ta mbajë shumë topin. Do të ketë pasime të shkurtra, duke
    lëvizur vazhdimisht topin dhe duke pritur mundësinë për ta dënuar
    kundërshtarin. Stili i lojës së Juves do të jetë sikurse ai i
    përfaqësues së Spanjës, Barcelonës, ose Milanit (në formën më të mirë)
    nën udhëheqjen e Ancelottit”, ka thënë Ferrari për “Tuttosport”.

    Sipas Ferrarit, ikona e Juves, Alessandro Del Piero, duhet t’i
    përshtatet stilit të ri të lojës, sepse ai është mësuar të luajë pas
    sulmuesit, ndërsa këtë gjë tani do ta bëjë Diego, dhe ai duhet të
    shndërrohet në sulmues tipik.

      Ora është Wed Dec 07, 2016 9:14 am