Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Brazili ‘eliminon’ Italinë

    Share

    KosovaPower
    Super Moderator
    Super Moderator

    Brazili ‘eliminon’ Italinë

    Mesazh nga KosovaPower prej Sun Jun 21, 2009 3:38 pm

    Italia është mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të
    grupit B të Kupës së Konfederave nga Brazili, duke humbur edhe rastin
    për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të kësaj gare.

    ndeshjen tjetër të grupit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
    mposhtur befasisht Egjiptin me rezultat 3-0, duke siguruar kështu
    biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.

    Brazil – Itali

    Brazil ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e tretë të Kupës së Konfederatave,
    duke mposhtur kampionin e botës me rezultat të thellë, 3-0, që të tre
    golat e shënuar në pjesën e parë.

    Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, shënoi dy gola për Brazilin (37’ dhe
    43’), derisa një gol tjetër erdhi ‘dhuratë’ për brazilianët nga
    mbrojtësi italian Andrea Dossena, i cili shënoi në rrjetën e gabuar
    (45’).

    Pavarësisht fitores së Brazilit, është Italia ajo që dominon në lajmin,
    pasi përfundon në pozitën e tretë të grupit dhe eliminohet nga gara e
    mëtejmë.

    SHBA – Egjipti

    Pas dy humbjeve radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar
    fitoren e parë dhe më vendimtaren, e cila e kualifikon këtë kombëtare
    për në gjysmëfinale të garës.

    Duke ditur se vetëm një fitore e thellë do të mund t’i shpëtonte nga
    eliminimi, ekipi i trajnerit Bob Bradley bëri saktësisht atë që duhej,
    mposhti favoritin, Egjiptin, me rezultat 3-0.

    SHBA-të kontrolluan gjithë pjesën e parë, por shënuan vetëm një gol, përmes Charlie Davies në minutën e 21-të.

    Pjesa e dytë e ndeshjes solli dy gola të tjerë. Djali i trajnerit
    Michael Bradley dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të, para se një gol
    tjetër me kokë nga Clint Dempsey tetë minuta më vonë, t’ua sigurojë
    kualifikimin e mëtejmë SHBA-ve.

    Brazili kryeson grupin me pikë të plota, nëntë nga tre ndeshje. SHBA-të
    mbajnë pozitën e dytë me tre pikë, sa kanë edhe dy ekipet tjera, Italia
    dhe Egjipti, por që amerikanët kualifikohen për në gjysmëfinale falë
    diferencës më pozitive të golave.

    Brazili në gjysmëfinale do të takohet me nikoqirin e kësaj gare,
    Afrikën e Jugut, ndërsa SHBA do të ndeshet me kampionin e Evropës,
    Spanjën.

      Ora është Sat Dec 10, 2016 11:30 am