Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Berluskoni-Ançeloti, “fajin” e ka Ronaldinjo

    Share

    Berluskoni-Ançeloti, “fajin” e ka Ronaldinjo

    Mesazh nga Leonardzz. prej Fri May 15, 2009 9:29 am





    Presidenti kuqezi mohon akuzat kundër trajnerit të tij, por duket se në mes është mosaktivizimi i brazilianit

    Silvio Berluskoni ka përgënjeshtruar deklaratat që janë publikuar nga e përditshmja italiane “La Repulica” sipas të cilave ai ka fajësuar trajnerin Karlo Ançeloti për suksesin e munguar në kampionat: “Mendoj se nga të gjitha anët publikohen disa deklarata sikur të ishin të miat dhe kjo gjë më befason”. Një koment lidhur me një kalim të mundshëm të Ançelotit tek Çelsi: “Nuk jam interesuar asnjë herë për këtë”.

    FAJI I RONALDINJOS - Fjalët e Berluskonit, të thëna buzë një pishine në Sharm el Sheik, përveç se bëjnë përgjegjës Ançelotin, hedhin poshtë edhe teorinë e Adriano Galianit që, kohët e fundit, e ka shpjeguar gjithmonë diferencën e pikëve që Milani ka me Interin me numrin e madh të dëmtimeve, që ka pësuar skuadra kuqezi.

    Nuk ka folur asnjëherë për taktikë, administratori i deleguar, dhe as për faje të trajnerit. Kështu Berluskoni, me deklaratat e tij, ka goditur dy shënjestra (nuk dihet nëse këtë e ka bërë me dashje). Por ajo për të cilën shumë vetë pyesin veten është: pse Berluskoni ka sulmuar në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë Ançelotin? Arsyea ekziston dhe ka një emër: Ronaldinjo.

    Presidenti-trajner është i pakënaqur me Ançelotin sepse më shumë se një herë trajneri e ka lënë në stol brazilianin dhe se nuk ka arritur të nxjerrë maksimumin nga një lojtar që konsiderohet si një pasuri e klubit. Ronaldinjo është pëlqyer gjithmonë nga presidenca, i ndjekur për vite me radhë më në fund është blerë në verën e vitit 2008, në një moment kur do të kishte qenë më e rëndësishme të përforcohej ekipi me një mbrojtës.

      Ora është Fri Dec 02, 2016 10:54 am