Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Newcastle del nga zona e rrezikut

    Share

    Newcastle del nga zona e rrezikut

    Mesazh nga Leonardzz. prej Tue May 12, 2009 7:49 am



    Alan Shearer ka bërë dy zëvendësime të qëlluara, derisa Newcastle United mposhti me rezultat 3-1 ekipin e Middlesbrough në ndeshjen e zhvilluar në St James' Park për të dalë nga zona e rrezikut.

    Ish-legjenda e kombëtares angleze, tash menaxher i klubit, inkuadroi Obafemi Martins dhe Peter Lovenkrands, dhe që të dy shënuan nga një gol për t’i siguruar fitoren e rëndësishme ekipit.

    Një autogol nga Habib Beye i dha epërsinë ekipit mysafir të Middlesbrough pas tre minuta lojë, para se Steven Taylor të shënojë me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1, pas pesë minutash tjera.

    Në pjesën e dytë, Martins, i cili zëvendësoi Michael Owen, shënoi në prekjen e parë të topit (71’), për t’i dhënë epërsinë ekipit vendas, ndërsa Lovenkrands vulosi fitoren me golin e shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Tre pikët e reja e ngrenë Newcastlen një pozitë mbi atë të rrezikut (17), me 34 pikë, sa ka edhe Hull City që bie një pozitë më poshtë, për shkak të diferencës së golave.

    Middlesbrough me 31 pikë vazhdon të qëndrojë në pozitën e parafundit, madje duke e forcuar këtë, me edhe vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

      Ora është Mon Dec 05, 2016 3:28 am