Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Almeida mposht Hamburgun

    Share

    Almeida mposht Hamburgun

    Mesazh nga Leonardzz. prej Sun May 10, 2009 12:07 pm



    Sulmuesi portugez Hugo Almeida ka shënuar dy herë për t’i dhënë fitoren e merituar Werder Bremenit në takimin e katërt brenda tre javësh përballë Hamburgut, duke iu dhënë edhe fund shpresave të këtij ekipi për të fituar titullin.

    Werderi, që luajti pa mesfushorin Diego dhe mbrojtësin Per Mertesacker, shënoi golin e parë pas 34 minutash lojë kur Almeida pranoi një harkim nga Markus Rosenberg. I njëjti lojtar shënoi edhe pas katër minutash, sërish nga afërsia, kësaj here pas një asistimi të Mesut Ozil.

    Hamburgu, që u eliminua nga Werderi edhe në garat e Kupës UEFA dhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, bie në pozitën e gjashtë me 55 pikë, pesë më pak se kreu i tabelës kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të sezonit.

    Wolfburg kryeson në Bundesliga me 60 pikë sa ka edhe Bayern Munichu në pozitën e dytë derisa Hertha ndjek me 58 pikë në pozitën e tretë.

      Ora është Mon Dec 05, 2016 3:30 am