Hacked By L0wHacker

Hacked By L0wHacker
Hacked By L0wHacker

Hacked by L0wHacker


    Fiorentina fiton, Roma dhe Genoa barazojnë

    Share

    Fiorentina fiton, Roma dhe Genoa barazojnë

    Mesazh nga Leonardzz. prej Sun May 10, 2009 12:05 pm



    Një fitore me rezultat 2-0 në fushë të Catanias, i ka dhënë mundësinë Fiorentinës të forcojë pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa ndjekësit, Genoa dhe Roma, dështuan të nxjerrin pikë të plota në ndeshjet përkatëse.

    Ekipi mysafir u duk më ngulmues që nga fillimi i ndeshjes, që edhe iu shpërblye pas 11 minutash lojë, kur sulmuesi malazias Stevan Jovetic dërgoi një goditje precize për të mposhtur portierin vendas, Tomas Kosicky.

    Fiorentina shënoi edhe një gol tjetër në çastet e fundit të ndeshjes, kësaj here me anë të mbrojtësit italian Luciano Zauri, për të fituar pikë të plota nga kjo ndeshje, që e dërgojnë në kuotën e 64 pikëve.

    Genoa, që mbetet në pozitën e pestë me tre pikë më pas (61), ka arritur të nxjerrë një pikë me anë të një goli të Domenico Criscito në fund të ndeshjes, pasi, Atalanta e cila avanconte nga minuta e nëntë me golin e Jaime Valdes, mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Tiberio Guarente (74’).

    Edhe Roma është rikthyer nga disavntazhi 2-0 për të barazuar në fund me rezultat 2-2 në ndeshjen në udhëtim te Cagliari. Roma vazhdon të mbajë pozitën e gjashtë, me 54 pikë.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 12:15 pm